LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 16° partlycloudy_day

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, shkeli rëndë detyrat e punës

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, shkeli rëndë detyrat e punës
Ndërmarrja publike "Trepça"

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot është larguar përkohësisht nga puna punëtori me inicialet A.B.

Sipas njoftimit, ky punëtor ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurorim publik, shkruan Telegrafi.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti që nga data 30 gusht nuk është e pjesë e këtij departamenti.


“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash në njoftim thuhet se sot lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike sepse sipas tyre, i njëjti ka bërë keqpërdorim të informatës zyrtare.

“Po ashtu, me datën 17.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se z.A.B. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë Keqpërdorim të informatës zyrtare të paraparë në nenin 416 par.2 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori