LAJMI I FUNDIT:

Trepça ‘89 siguron Superligën, fiton ndaj Vëllaznimit ndeshjen e shumë golave dhe përmbysjeve

Trepça ‘89 siguron Superligën, fiton ndaj Vëllaznimit ndeshjen e shumë golave dhe përmbysjeve
Foto: Ridvan Slivova

Ndeshja e barazhit mes Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit ka dal të jetë një nga ndeshjet më interesante këtë vit, ku kishte shumë gol dhe rikthime në rezultat, e fitorja në fund iu buzëqeshi mitrovicasve me rezultat 4-2.

Tifozët gjakovarë në numër më të madh e kishin mbush lindjen në stadium ‘Fadil Vokrri’, por nuk mungonte as përkrahja për mitrovicasit në perëndim.

Ndeshja nisi me gol që në minutën e 13-të.


Richard Asare ka qenë ai që ka shënuar bukur me kokë nga një harkim, duke e kaluar Trepçën ’89 në epërsi, (1-0).

Por ky gol nuk e prishi ritmin e ndeshjes, pasi të dy skuadrat ishin futur në fushë për të luajtur futboll.

Vëllaznimi barazoi në minutën e 26-të.

Një harkim i bukur nga e djathta në zonë, më së miri e gjeti Tun Bardhoku i cili gjuan fuqishëm me të majtën e tij dhe barazon në 1-1.

89-shi rrezikoi me Lassine Traoren dhe Arb Manajn,c në minutat 30 dhe 32, por sukses.

Pas tyre provoi edhe Renato Hyshemeri, por as ky nuk ishte i saktë.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në barazim, në skenë doli Almedin Murati që realizoi për 2-1 pas një aksioni model të nisur nga Labinot Jetullahu.

Kuqezinjtë shkuan në pushim me një gol epërsi.

As në pjesën e dytë të dy skuadrat nuk e hekën këmbën nga gazi dhe që në start filluan me raste.

Lorik Rudi provoi i pari, ndërsa u përgjigjën Muharrem Jashari dhe Ylber Maloku, por gol nuk kishte.

Në minutën e 56-të edhi goli i barazimit për 2-2.  Arb Manaj shënoi me kokë pas harkimit të Muharrem Jasharit.

Në minutën e 65-të minatorët e kthyen epërsinë, me golin e bukur të shënuar nga Hasan Hysen për 3-2.

Pas këtij goli gjakovarët u sulën për ta gjetur golin e barazimit duke lënë hapësira të mëdha prapa.

Në minutën e 87-të erdhi goli i qetësisë për Trepçën ’89, i shënuar nga Engjëll Hoti.

Në fund ishin mitrovicasit që e siguruar Superligën edhe për një edicion, ndërsa Vëllaznimi do të jetë aty ku ka qenë më herët në Ligën e Parë. /Telegrafi/


Kronika, rastet dhe golat


Trepça ’89 – Vëllaznimi 4-2

Formacionet zyrtare

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Assare, Kaqiku, Muja, Jashari, Traore, Maloku, Hyseni, Hyshmeri, Manaj.  Kryetrajner: Veton Çitaku

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Sahiti, Bardhoku, Syla, Maloku, Gashi, Dushi, Jetullahu, Rugova, Rudi, Murati.  Kryetrajner: Blerim Vula

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Visar Kastrati

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë


Në trend Sport

Më shumë
KH Rahoveci përballë ekipit rumun CS Minaur Baia Mare, këtu mund ta ndiqni ndeshjen

KH Rahoveci përballë ekipit rumun CS Minaur Baia Mare, këtu mund ta ndiqni ndeshjen

Hendboll
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Premier League
Kalo në kategori