LAJMI I FUNDIT:

Trendët e grimit: Si do të grimohemi në vitin 2019

Trendët e grimit: Si do të grimohemi në vitin 2019
BGUK_1430818 - Various, UNITED KINGDOM - Celebrities seen in this celebrity social media photo posted via Instagram!! Pictured: Dua Lipa *UK Clients - Pictures Containing Children Please Pixelate Face Prior To Publication*, Image: 401866537, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Xposurephotos

A do ta vëmë theksin gjatë vitit të ardhshëm në vetulla, linja të syrit apo do të jemi të dashuruar në ndonjë trend të ri?

Gjykuar sipas risive dhe trendëve të shumtë, të cilët po i lajmërojnë grimuesit e njohur, 2019-a do të jetë vit interesant sa i përket grimit, transmeton Telegrafi.


Edhe pse jemi të vetëdijshëm që po hyjmë në vitin krejtësisht të ri, gjykuar sipas trendëve të cilat po priten, kemi ndjenjën sikur atë aventurë tashmë e kemi përjetuar.

Fjala është për kthimin e viteve ’90 dhe favoreve të grimit, të cilat janë të lidhura me atë periudhë. Kështu buzët tona do t’i zbukurojnë nuancat e gështenjta të buzëkuqve të cilat do të jenë për një nuancë më të errët nga ngjyra e buzëve tona natyrale.

Për dallim nga ky sezon, në vitin që po vjen, pamjen natyrale do ta bartin edhe në daljet në mbrëmje, ndërkaq theksi gjithsesi do të jetë në vetullat natyrale.

Pra, në vitin 2019 harroni vetullat e Instagramit për shkak të të cilave të gjithë një kohë jemi dukur goxha si të klonuar!

A post shared by Kornelija Slunjski (@kokobeaute) on Oct 14, 2018 at 10:11am PDT

Prandaj, i gjithë fokusi i grimit në vitin e ri do të jetë në linja, prandaj provoni ta përsosni këtë teknikë.

Gjithashtu, linja e zezë e syrit do të marrë “pozitën” e vet, fillimet e së cilës kemi mundur t’i vërejmë edhe nga fundi i këtij viti, ato pra janë nuanca në ngjyra, prandaj lirisht përdorni fantazinë tuaj.

Ajo që do të lëmë në këtë vit do të jetë konturimi shumë i theksuar i fytyrës të cilin do ta zëvendësojnë disa veprime me bronzer në vendet kyç, në mënyrë që të rrumbullakojmë fytyrën.

Nga e gjithë kjo që theksuam, na duket se po hyjmë në vitin i cili do të jetë i thjeshtë, por me një dozë elegance! /Telegrafi/