LAJMI I FUNDIT:

Tregu i punës dhe arsimi të pabalancuar, premtohet përmirësim vitin tjetër

Tregu i punës dhe arsimi të pabalancuar, premtohet përmirësim vitin tjetër

Një ndër premtimet e qeverisë ishte edhe balancimi i tregut të punës dhe arsimit. Nga ekzekutivi shprehen optimist se kjo do të ndodhë nga viti i ardhshëm akademik.

Shumë të rinj të diplomuar në fusha të ndryshme nuk po arrijnë të gjejnë punë pasi profesionet e tyre nuk po përshtaten me kërkesat e tregut të punës.

Qeveria për këtë problem ka premtuar se do të bëjë harmonizimin e arsimit profesional me kërkesat e tregut të punës.


Mirëpo plani për arsimin vështirë se mund të realizohet brenda këtij viti akademik.

“Plani vështirë se do të arrihet gjatë këtij viti akademikë pasi që nuk ka pasur as të dhënë për kërkesat e tregut të punës. Edhe koha për ndryshime ka qenë tepër e shkurtër, mirëpo mendojmë që nga viti i ardhshëm akademikë do të fillohet në atë drejtim. Pastaj kjo përcaktohet edhe me procesin e akreditimit, ku në atë proces përcaktohet edhe numri maksimal e studentëve që mund të studiojnë në atë drejtim. Kjo bëhet në varësi të kushteve por edhe nevojave të tregut të punës”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Dukagjin Pupovci.

Pavarësisht kësaj, drejtori i shkollës profesionale “Shtjefën Gjeqovi”, Blerim Gërvalla, thotë se kërkesat për shkollim profesional janë në rritje.

“Gjatë katër-pesë viteve të fundit në drejtime të caktuara kemi kërkesa jashtëzakonisht të mëdha. Mund të them se edhe në Kosovë këto profesione janë shumë të kërkuara, si bie fjala automekanik, instalues të ngrohjeve qendrore apo ujësjellësit, saldator me metalpunues, dizajn e rrobaqepësi, drejtime këto që i posedon edhe shkolla jonë. Me këto profile asnjë nxënës nuk do të kishte problem të gjejë një vend pune”.

E që studentët të dinë të orientohen në karrierë duhet një plan.

Qeveria ka premtuar se do të angazhohen për krijimin e kushteve për zhvillimin e praktikës profesionale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori