Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se tregu i letrave me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës që nga fillimi i operimit ka treguar trend pozitiv të rritjes dhe zhvillimit.
“Numri dhe vëllimi i ankandeve të letrave me vlerë ka shënuar rritje gjatë periudhës pesëvjeçare, që është reflektuar si nga oferta ashtu edhe nga kërkesa. Numri i ankandeve të realizuara u rrit nga 6 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 në 11 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016. Në tri vitet e fundit, numri i ankandeve të realizuara ishte i njëjtë, mirëpo shuma e emetuar shënoi rritje”, thuhet në raportin e BQK-së, të Raporti të Stabilitetit Financiar, raporton RTKlive.
Sipas BQK-së, në periudhën janar – qershor 2016, gjithsej shuma e emetuar e letrave me vlerë arriti në 250.0 milionë euro nga 210.0 milionë sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Për më tepër, fillimi i emetimit të fletë obligacioneve qeveritare që nga viti 2014 ka ndikuar në rritjen e afatit të maturimit.
Sipas BQK-së, në fund të muajit qershor 2016, afati mesatar i maturimit të letrave me vlerë u rrit në 23.5 muaj, krahasuar me 15.4 muaj në qershor 2015 dhe 11.7 muaj në qershor 2014, raporton RTKlive.
“Investimet në letra me vlerë konsiderohen si instrumente atraktive dhe të sigurta për bankat dhe institucionet tjera financiare. Kjo reflektohet nga shuma e ofertuar nga subjektet pjesëmarrëse në ankande, e cila vazhdimisht ka tejkaluar shumën e shpallur nga qeveria”, thuhet në raportin e BQK-së, të Raporti të Stabilitetit Financiar, raporton RTKlive.
Në gjysmën e parë të vitit 2016, shuma e shpallur në ankande ishte për 16.3 për qind më e lartë krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2015, përderisa shuma e ofertuar e subjekteve pjesëmarrësve shënoi rritje prej 67.9 për qind.
“Shuma e ofertuar për investime në letra me vlerë deri në qershor 2016 ishte 552.6 milionë euro, përderisa shuma e shpallur ishte 250.0 milionë euro. Rrjedhimisht, raporti i shumës së ofertuar ndaj shumës së shpallur për periudhën janar – qershor 2016 ishte 2.21 (1.53 janar – qershor 2015) ”, thuhet në raportin e BQK-së, të Raporti të Stabilitetit Financiar.
Struktura e letrave me vlerë sipas llojit të instrumentit të emetuar ka pësuar ndryshime. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, shuma e emetuar e fletëobligacioneve përbën 36 për qind të gjithsej shumës së emetuar të letrave me vlerë krahasuar me 23.8 për qind sa ishte në gjysmën e parë të vitit 2015. Kjo për faktin se emetimi i fletëobligacioneve shënoi rritje në numër dhe në vlerë.
“Këtë periudhë janë emetuar katër fletëobligacione qeveritare në vlerë prej 90 milionë euro krahasuar me tri të tilla në vlerë prej 50 milionë euro në gjysmën e parë të vitit paraprak. Ndërsa, numri i ankandeve për bono të thesarit shënoi rënie në shtatë nga tetë sa ishin në gjysmën e parë të vitit 2015, përderisa vlera e tyre mbeti e njëjtë në 160 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, të Raporti të Stabilitetit Financiar, raporton RTKlive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa