Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shkaktoi tronditje serioze në tregun evropian të gazit. Mirëpo, varësia nga Rusia është zvogëluar ndjeshëm.
Bashkimi Evropian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas qeverisë në Berlin, të paktën Gjermania e ka arritur tashmë këtë pavarësi.
Që nga 1 janari 2023, Gjermania ka ndaluar blerjen e naftës, qymyrit dhe mbi të gjitha gazit nga Rusia. Megjithatë, në vendet e tjera të BE-së, situata aktualisht është më ndryshe.
Importet e gazit rus kanë rënë
Aktualisht, gazi rus ende dërgohet në Evropë përmes dy tubacioneve të gazit, Turk Stream dhe Transgas.
“Gazi rrjedh kryesisht përmes Ukrainës dhe Turqisë në Evropën Jugore dhe Lindore. Gazi i lëngshëm natyror (LNG) nga Rusia shkon kryesisht në Spanjë dhe Francë, por edhe në Holandë dhe Belgjikë”, shpjegon Andreas Schreder, kreu i analizës së energjisë në Shërbimin e Informacionit të Energjisë (ICIS).
Në Spanjë, Francë dhe Belgjikë, pjesa e gazit të lëngshëm rus u rrit gjatë vitit të kaluar. Ndërsa, sipas të dhënave të ICIS ka rënë në Holandë dhe Portugali.
SHBA dyfishon furnizimet me LNG
Megjithatë Rusia ka humbur prej kohësh rolin e saj dominues në furnizimin e evropianëve me gaz. Në vitin 2021, pjesa e saj e furnizimit ishte ende rreth 40 për qind.
Sipas të dhënave të Këshillit Evropian, në nëntor të vitit të kaluar ishte vetëm 12.9 për qind. Ndërsa, sipas të dhënave të ICIS, që atëherë ajo ka vazhduar të bjerë dhe në janar 2023, pjesa ruse e importeve të gazit në BE arriti në 9.2 për qind.
Braktisja e Rusisë si furnizues u kompensua nga një rritje e madhe e importeve të gazit të lëngshëm, veçanërisht nga SHBA-ja, thonë përfaqësuesit e BE.
“Ndërmjet janarit dhe nëntorit 2022, importet e LNG nga SHBA arritën në mbi 50 miliardë metra kub. Kjo është dy herë më shumë se më parë”, thekson ICIS.
Norvegjia, Algjeria, Katari dhe Nigeria janë gjithashtu ndër furnizuesit më të rëndësishëm të evropianëve me gaz.
Analistët thonë se tani është teknikisht e mundur që të heqësh dorë plotësisht nga gazi rus.
“Megjithatë, ka kosto shtesë sepse duhet gjetur një zëvendësues”, thonë analistët.
Dhe brenda BE-së nuk ka marrëveshje për këtë. Përveç kësaj, Italia, Hungaria dhe vende të tjera hezitojnë të heqin dorë tërësisht nga gazi i lirë nga Rusia.
Furnizimi me gaz mbetet problem
Por ndërsa BE dhe Gjermania po përparojnë në largimin nga gazi rus, po shfaqen rreziqe dhe varësi të reja. Për të zëvendësuar gazin nga Rusia, BE-ja po i drejtohet gjithnjë e më shumë tregjeve globale të gazit. Por është e pasigurt nëse oferta globale mund të rritet në masën e kërkuar.
“Problemi kryesor është mungesa e terminaleve të eksportit për prodhuesit e gazit në mbarë botën. Duhen vite për t’i përfunduar, ndërkohë që në dekadat e fundit është investuar pak, për shkak të çmimit relativisht të ulët të gazit”, shpjegon specialisti Justin Thomson, ekspert në T. Rowe Price.
Në terma afatgjatë, burimet e rinovueshme të energjisë duhet të zëvendësojnë Rusinë si furnizuesin kryesor. Por kjo, sipas Thomson, është ende shumë larg.
“Kështu që është e qartë se pushtimi rus i Ukrainës do të ketë pasoja në tregjet e energjisë për një kohë të gjatë”, përfundon Thomson. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri