Breon Hollings nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ishte duke i treguar drejtpërdrejtë në Facebook paratë e fituara në mënyrë të dyshimtë, kur papritmas banesa tij u bastis nga forcat e armatosura.

I riu 22-vjeçar është larguar me shpejtësi nga dhoma, derisa ngjarja vazhdonte të transmetohej në rrjetin social, transmeton Telegrafi.


Mësohet se atij i kanë gjetur armë, municion, kokainë, si dhe disa medikamente me të cilat rriste sasinë e materies së ndaluar për shitje.

Për këto të gjetura, ai do të dalë para drejtësisë gjatë javës që vjen. /Telegrafi/