LAJMI I FUNDIT:

Tre vjet nga “Autochtonous”, Ballist Morina heroi që u harrua shpejt! (Foto/Video)

Tre vjet nga “Autochtonous”, Ballist Morina heroi që u harrua shpejt! (Foto/Video)
An Albanian flag is flown over the pitch during the Euro 2016 Group I qualifying soccer match between Serbia and Albania at the FK Partizan stadium in Belgrade October 14, 2014. The Euro 2016 qualifier between Serbia and Albania was halted in the first half on Tuesday following a brawl between players from both sides. REUTERS/Marko Djurica (SERBIA - Tags: SPORT SOCCER) ORG XMIT: MDJ109

Tre vjet më parë, pikërisht në datë 14 tetor 2014, në stadiumin “Partizani” në Beograd, Shqipëria luajti kundër Serbisë ndeshjen e radhës për kualifikueset e Europianit të Francës.

Ishte një ndeshje e paralajmëruar për ngarkesë të madhe emocionale, pasi për herë të parë në tokën serbe do të luanin disa djem të rinj, kryesisht nga Kosova, të cilët mbartnin me vete jo vetëm detyrimin për të fituar statistikisht por dhe moralisht sfidën përballë serbëve.


Askush nuk e harron çastin kur u këndua himni kombëtar shqiptar, vërshëllima dhe kore rraciste pafund, një stadium i tejmbushur me njerëz që mund të kishin lidhje me gjithçka tjetër, por jo me futbollin.

U luajtën vetëm 42 minuta lojë, pasi afër fundit të pjesës së parë, mbi kokat e 30 mijë tifozëve serb, fluturoi një dron që mbante varur një flamur me hartën e Shqipërisë etnike, ku shkruhej fjala “Autochtono us” ndërsa në anë qëndronin dy figura emblematike të historisë së kombit tonë, Ismail Qemali e Isa Boletini.

Ndërprerja e ndeshjes do të kalonte gjithë hallkat e drejtësisë së UEFA-s, deri në gjykatën e arbitrazhit sportiv, ku u vendos pas disa muajsh që Shqipëria të fitonte tre pikët në tavolinë. Kjo fitore iu dedikua me të drejtë njeriut që inicioni dronin mbi Beograd. Ismail Morina u bë hero për shqiptarët, pasi edhe kualifikimi historik i Shqipërisë në Europian ishte dhe meritë e tij

Sot pas tre vjetësh kohët kanë ecur shpejt, Shqipëria mbylli eleminatoret e Botërorit duke mos arritur dot kualifikimin, ndërsa Ballist Morina vuan në burgjet e Kroacisë, ku pret ekstradimin drejt Serbisë, me akuzën absurde se ka nxitur urrejtjen etnike dhe fetare. /telesport/

https://youtu.be/KUavsrRUf-c?t=4

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori