Tre të mitur, që udhëtonin me dy skuterë në kryeqytet, janë përplasur nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gazetarja e Top Channel, që sjell pamjet nga vendngjarja, raporton se fëmijët janë plagosur rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spital.


Shoferi i automjetit u ndalua nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes. /Tch/Telegrafi/