Tre të lënduar nga aksidenti në Gllarevë të Klinës në mes të një kamioni dhe dy veturave – njëra e Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksidenti trafiku në Gllarevë të Klinës, në mes të një kamioni dhe dy veturave, ku njëra veturë është e Policisë së Kosovës.
Driton Rugova nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës bëri të ditur për Telegrafin se nga ky aksident janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një kamion dhe dy vetura njëra nga këto është veturë e Policisë”, tha Rugova.
Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Ndryshe, sot në orët e paradites Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes gjatë vozitjes për shkak të reshurave. /Telegrafi/
































