LAJMI I FUNDIT:

Tre të arrestuar për “rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor”

Tre të arrestuar për “rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor”

Në orët e pasdites të enjtes nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Prishtinës janë arrestuar tre persona të dyshuar për “rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor” dhe “përdorim i armës”.

Personat e dyshuar të arrestuar janë: G. G. 30 vjeç, L. O. 35 vjeç, A. M. 38 vjeç.

Arrestimi i të dyshuarave është bërë në një lokacion në qytetin e Prishtinës, mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast të raportuar më datën 24 shkurt 2019, në zonën e përgjegjësisë të Skenderajt.


Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari A. M., është liruar për procedurë të rregullt. /Telegrafi/