LAJMI I FUNDIT:

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre persona të kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Si pasojë e këtij aksidenti ku të përfshira ishin dy automjete, njëra veturë zyrtare e policisë, të lënduar mbetën edhe pesë persona të tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar tre prej zyrtarëve policorë të lënduar në këtë aksident.


Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Lexo po ashtu Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. Ai bëri të ditur se të njëjtit janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë.

Ndërkaq doktoresha Vlora Podvorica, ortopede-traumatologe ka thënë për Telegrafin se në Klinikën e Ortopedisë janë duke u trajtuar dy prej zyrtarëve policorë të lënduar, ndërkaq një tjetër është transferuar në Neurokirurgji.

Podvorica ka theksuar se gjendja e tyre është stabile dhe se njëri planifikohet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike.

“Në Klinikën eOrtopedisë për momentin janë dy të pranuar. D.E (1995) Pejë ka frakturë multifragmentare e femurit – gjendja e përgjithshme stabile, planifikohet për ndërhyrje kirurgjike. Pacienti tjetër E.R (2002) ka frakturë të murit të pasmë të acetabulumit, gjendja e përgjithshme stabile, vazhdon me trajtim konservativ”, ka theksuar doktoresha Podvorica.

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Lexo po ashtu Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

E njëjta ka bërë të ditur se gjatë natës së mbrëmshme është operuar edhe zyrtarja policore B.H (2003) dhe e njëjta është dërguar për reanimim në Neurokirurgji për shkak të lëndimeve në tru.

“Dje gjatë natës është operuar B.H (2003) Peje, për shkak të  frakturës së hapur kercirir, por për shkak të lëndimeve në tru është duke u përcjellur në reanimim nga neurokirurgjia”, ka thënë për Telegrafin doktoresha Vlora Podvorica.

Tre personat që humbën jetën në këtë aksident ishin të familjes Gashi nga Peja.

Kështu ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri i cili ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori