Tre persona në Pejë kapen me kokainë, armë e marihuanë

Janë arrestuar tre të dyshuar, tek të cilët gjatë kontrollimit dhe legjitimimit i janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Heronjtë e Dukagjinit’ në Pejë.
Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë totale prej 450.3 gr, dy qese të vogla me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshën e përgjithshme 1.2 gr.,tri peshore digjitale, 700 copë qese të zbrazëta, pesë fishekë kal.9x19 mm, një fishek kal. 7.62x39mm, një USB (me të dhëna), para të gatshme në shumën prej 368 euro dhe një veturë me tabela vendore.
Tre personat e dyshuar pas intervistimit me vendimin të prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/









































