Tre nxënës të plagosur, zbulohen detaje të një sulmi ‘me një armë me teh’ në një shkollë në Finlandë

Tre nxënës u plagosën në një sulm në një shkollë në Finlandën jugore të martën.
Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një shok i tyre, i dyshuar për kryerjen e sulmit është arrestuar.
Sulmuesi përdori një armë me teh, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se lëndimet nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën.
Policia theksoi se po hetonte materiale të shkruara që besohet se janë botuar nga i dyshuari para incidentit, por nuk dha detaje mbi përmbajtjen.
Ata nuk deklaruan moshën e të plagosurve, por thanë se prindërit e tyre ishin informuar.
Bëhet fjalë për një shkollë në Pirkkala, rreth 180 kilometra në veri të Helsinkit, ku fëmijët variojnë nga mosha parashkollore deri në klasën e nëntë, sipas faqes së saj të internetit. /Telegrafi/



















































