LAJMI I FUNDIT:

Tre muaj nga vdekja e dy personave nga vërshimet në Pejë, hetimet askund

Tre muaj nga vdekja e dy personave nga vërshimet në Pejë, hetimet askund

Janë bërë tre muaj që kur qyteti i Pejës ka përjetuar një natë të tmerrshme nga vërshimet ku për pasojë humbën jetën dy banorë të saj. 

Gjurmët janë ende të freskëta. Në çdo cep, një shenjë që tregon për atë që ndodhi tre muaj më parë në shtëpinë e Milaim Ademajt lagjen “Asllan Çeshme” të Pejës.

Ai tani jeton diku tjetër, por këmbët e tij shumë rrallë e me vështirë e sjellin atë në vendin ku u lind e u rrit.


Dhimbja mposht fjalët, derisa sytë tregojnë atë që goja që shumë zor e thotë.

Mbrëmja e 24 qershorit u kthye në natë tragjike për familjen e tij, pasi si pasojë e vërshimeve, Milaimi humbi nipin dhe renë e tij.

Kthimi më vendin ku ndodhi tragjedia është e pothuajse i pamundur.

Menjëherë pas rastit tragjik ku dy jetë u shuan, Prokuroria e Pejës kishte nisur hetimet. Tre muaj më vonë, RTV Dukagjini ka pyetur këtë institucion se çfarë ka ndodhur me hetimet, por zyra e kësaj prokurorie ka thënë se ende nuk ke kanë pranuar raportin nga institucionet tjera.

Mbi 1 milion euro dëme nga vërshimet që ndodhën në Pejë, Komuna vazhdon me vlerësimet
Lexo po ashtu Mbi 1 milion euro dëme nga vërshimet që ndodhën në Pejë, Komuna vazhdon me vlerësimet

Dëmtimi i tërësishëm i shtëpisë dhe rikthimi i momentit kritik në mendje, janë bërë shkas që familja e tij, që nga ajo datë të largohen nga kjo lagje.

Strehë për ta është bërë një banesë e një fqinji të tij, derisa Milaimi thotë se një zgjidhje të përhershme për këtë po e presin nga institucionet.

Dëmtimet nga vërshimet kapin shifrat milionëshe.

Komuna ka nisur t’i sanojë dëmet infrastrukturore, derisa vlerën e dëmeve të shkaktuara në pronat private e ka dorëzuar në Qeveri me kërkesën për kompensim të tyre.

Por për çështjen e hetimeve, Zekaj thotë se deri më sot nga komuna nuk është kontaktuar nga asnjë institucion.

Përveç pronës së familjes Ademaj, dëme të mëdha nga vërshimet pësuan edhe shtëpitë e pothuajse çdo banori tjetër të kësaj lagjeje dhe disa të tjerave.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronika e Zezë
Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Lajme
Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Siguri
Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Lajme
Kalo në kategori