Agon Misini, Arijan Kryeziu dhe Visar Qukovci ishin pjesëtarë të ISIS-it. Të tre të lartpërmendurit që vikendin që lamë pas u kthyen në Kosovës, këtë gjë e kanë pranuar vetë në Gjykatë, shkruan GazetaExpress duke shtuar se T7 ka siguruar aktvendimin e Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, që u ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarve.
Siç shkruan ky medium, para gjykatës të tre të dyshuarit janë mbrojtur tërësisht në heshtje. I vetmi që ka thënë disa fjalë para gjyqtarit të procedurës paraprake ka qenë Agon Misini. Ky duke kundërshtuar kërkesën për paraburgim të Prokurorisë Speciale, ka thënë se ai vet kishte dashur të kthehet në Kosovë.
“Dua të shtojë atë që nuk u tha nga mbrojtja, unë jam person që jam dorëzuar në organet e larta botërore me qëllim të ardhjes në Kosovë ndërsa në Siri kam qëndruar gati dy vite në burg”, ka thënë Agon Misini, që është i dyshuar për terrorizëm.
Por, pavarësisht kësaj, Prokuroria Speciale ka rreshtuar një varg arsyesh pse Agon Misini duhet të qëndrojë në paraburgim.
“Ekziston frika e bazuar se po qe se i pandehuri Agon Misini do të mbrohet në liri mund t’i qaset arratisë për t’i ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet dhe në këtë mënyrë do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë duke qenë se përballet me veprën penale të ndëshkueshme me burg në kohëzgjatje prej tre deri në pesëmbëdhjetë vite”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë.
Pos kësaj, Prokurori Special, Afrim Shefkiu në gjykatë ka thënë se nëse lihet i lirë, i dyshuari Agron Misini, paraqet rrezik për fshehje të provave.
“I pandehuri do të asgjësoj, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose do të pengojë rrjedhën normale të hetimeve, e veçmas mund të ndikojë te personat e tjerë që së bashku mund të kenë qenë të përfshirë në grupin terrorist ISIS në Siri si dëshmitarët që policia është duke punuar në identifikimin e tyre që kanë njohuri për vendndodhjen e të pandehurit gjatë kësaj periudhe kohore”.
Krejtësisht në heshtje është mbrojtur Arjan Kryeziu. E për të polica ka marrë një dosje nga FBI me informata shtesë, shkruan tutje GazetaExpress.
Edhe për Kryeziun, Prokuroria dyshon se ka kryer veprën penale duke u rreshtuar krah e ISIS-it.
“Dyshimi i bazuar se i pandehuri Arian Kryeziu ka kryer veprën penale organizmi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së rezulton nga kallëzimi penal i Policisë në Prishtinë”, ka thënë Shefkiu.
Kështu Gjykata ka arritur në përfundim se Kryeziu duhet të mbahet në paraburgim.
“Pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra , ku i pandehuri dyshohet se për një kohë relativisht të gjatë ka shërbyer në Siri dhe i është bashkangjitur grupeve terroriste ISIS, rrethana këto që tregojnë për karakteristikat personale të të pandehurit, duke i shtuar kësaj ambientit dhe kushtet në të cilat dyshohet se ka jetuar dhe vepruar në territorin e Sirisë”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore e Prishtinës.
Me të njëjtin dyshim për pjesëmarrje në vatrat e luftës në Siri është paraburgosur për një muaj edhe Visar Qukovci.
Të dyshuarit nëse shpallën fajtor rrezikojnë të dënohen nga 3 deri në 15 vite burgim.
https://www.youtube.com/watch?v=wtU3COgjdJ8
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk