Një shalqi i mirë është një ushqim i shëndetshëm i verës, kështu që është e rëndësishme të dini se si ta zgjidhni një të tillë, pavarësisht nëse jeni në dyqan ushqimesh apo tregun lokal të fermerëve.

Kur vjen koha për të zgjedhur shalqirin e përsosur, njerëzit shpesh bëjnë zgjedhjen e tyre bazuar në tre karakteristika: praninë e farave ose mungesën e tyre, madhësinë dhe pjekurinë.


Më poshtë gjeni tre këshillat kryesore që duhet t’i dini:

Gjeni pjesën e verdhë

Përpos që të hapni një shalqi për të parë pjesën e brendshme, vendi ku ka rënë në fushë është ndoshta treguesi më i mirë i pjekurisë.

Nëse shalqiri është pjekur, pjesa e verdhë duhet të jetë një copë e madhe, ngjyra duhet të jetë e verdhë kremoze, gati si gjalpë.

watermelon31  1

Goditeni lehtë zonën poshtë dhe prisni të dëgjoni një tingull të thellë

Një mënyrë tjetër për të gjetur një shalqi të pjekur është të godasësh lehtë pjesën e jashtme me dorës. Një shalqi i pjekur do të ketë një tingull më të thellë.

Watermelon Allergy

Kërkoni një shalqi  të rëndë

Megjithëse, mund të mos jetë e përshtatshme për t’u transportuar në makinën tuaj, shalqinj më të mirë do të jenë më të rëndë se pjesa tjetër.

Mesatarisht, një shalqi është 92 për qind ujë, gjë që i bën ata kaq lëngshëm. Një shalqi më i rëndë ka të ngjarë të mbajë më shumë ujë, gjë që do ta bëjë atë më të lëngshëm dhe të shijshëm. /Telegrafi/