LAJMI I FUNDIT:

Tre fitore larg rekordit, Spursat nuk i bëjnë hesap (Video)

Tre fitore larg rekordit, Spursat nuk i bëjnë hesap (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, ku padyshim të gjitha sytë ishin në takimin e vitit mes San Antonio Spurs dhe Golden State Warriors.

Ky i fundit triumfoi para shikuesve të vetë kundër ekipit të dytë më të mirë NBA me rezultat 112-101.

Gjatë gjithë ndeshjes vendasit treguan se edhe sivjet janë pretendoi kryesor për titull të kampionit, duke mposhtur çdo çerek skuadrën e drejtuar nga Greg Popovich dhe udhëhequr nga veterani, Tim Duncan, raporton Telegrafi.


Stephen Curry shënoi 27 pikë në fitoren e Warriors, i cili bëhet vetëm ekipi i dytë që arrin shifrat prej 70 fitoresh brenda një sezoni, transmeton Telegrafi.

Tani ‘Luftëtarët’ janë vetëm 3 fitore larg thyerjes së rekordit historik të Chicago Bulls e kohës së Michael Jordanit, të cilin e kishte arritur gjatë viteve 1995-96, kur kishte arritur 72 fitore.

Për ta thyer rekordin në tre ndeshjet e fundit do të takohen me Memphis Grizzles, pastaj do të jetë mysafirë me San Antonio Spursin dhe në fund sërish me Grizzlies në Oracle Arena të Golden State.

Harrison Barnes dhe Draymond Green shtuan nga 21, përkatësisht 18 pikë në fitoren e kampionit aktual të NBA-së.

Në anën tjetër, Kawhi Leonard ishte basketbollisti më efikas te Spursat me 23 pikë. Sa Antonio në këtë mënyrë në “Play Off” do të startoj si vendi i dytë në Konferencën e Perëndimit. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Atlanta Hawks – Toronto Raptors 95:87
Houston Rockets – Phoenix Suns 115:124
Miami Heat – Chicago Bulls 106:98
Sacramento Kings – Minnesota Timberwolves 97:105

https://www.youtube.com/watch?v=5RiCELnsVQs

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori