LAJMI I FUNDIT:

Tre deputet iniciojnë heqjen e përkufizimit 20% për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Tre deputet iniciojnë heqjen e përkufizimit 20% për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Tre deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi që janë pjesë e Fraksionit të BDI-së, sot iniciuan ndryshime kushtetuese sa i përket çështjes bullgare por edhe për heqjen e përkufizimit 20 përqind sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, thuhet në njoftimin e fraksionit brenda BDI-së.

Propozimin në Komisionin për ndryshimet kushtetuese pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe që mbart nënshkrimet e tre deputetëve, thuhet në njoftim, e dorëzoi nënkryetari i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pjesë e Fraksionit, Jetmir Asani bashkë me një grup të rinjsh.

“Me këtë nismë edhe njëherë riafirmojmë qëndrimin tonë se jemi pro ndryshimeve kushtetuese sa i përket çështjes bullgare dhe rrjedhimisht qëndrojmë fuqishëm në rrugën evropiane. Por njëkohësisht vlerësojmë se është momenti politik që përkufizimi 20 % për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta sepse fundja Kushtetuta nuk hapet çdo ditë dhe tani e kemi rastin njëkohësisht zbatimin e gjuhës shqipe ta vëmë në vendin e merituar”, ka deklaruar Asani para dorëzimit të Propozimit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori