LAJMI I FUNDIT:

Tre aksidente brenda pak orësh në Shqipëri, humb jetën këmbësori në Krujë – shtatë të plagosur në Fier dhe Korçë

Tre aksidente brenda pak orësh në Shqipëri, humb jetën këmbësori në Krujë – shtatë të plagosur në Fier dhe Korçë

Pesë persona u plagosën në një aksident që ndodhi sonte në aksin Fier – Patos.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”. Si pasojë, u lënduar shoferët e mjeteve “Ford” dhe “Benz” si dhe tre pasagjerë. Sikurse duket nga pamjet, mjetet janë shkatërruar si pasojë e përplasjes së fortë. Ende nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia apo arsye të të tjera që shkaktuan aksidentin.

Ku është aksidenti i tretë, që raportohet brenda pak orësh në vendin tonë këtë të diel.


Në fshatin Nikël, në Krujë, një makinë tip “Audi” që drejtohej nga një 23-vjeçar përplasi një 77-vjeçar, i cili ndërroi jetë në vend. I moshuari ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë shpejtësia e lartë por dhe kalimi i rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e viktimës.

Si pasojë e aksidentit, në këtë aks pati vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Ndërkohë pak minuta më herët, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit një automjet tip “Ford” u përplas me një motor me të cilin po lëviznin dy të rinj, njëri prej të cilëve 17-vjeç.

Nga aksidenti, u plagosën rëndë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, të cilët u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Mësohet se njëri prej të plagosurve, për shkak të hemorragjisë së brendshme u nis drejt Tiranës. Ndërkohë drejtuesi I mjetit edhe në këtë rast u shoqërua drejt komisariatit, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./TCH

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori