Stormi Webster nuk mund t'i fshehte emocionet  kur një nga këngët e preferuara të saj u shfaq gjatë një dite në pishinë.

Babai i saj, Travis Scott, filmoi në momentin kur dyvjeçarja filloi të hidhet lart e poshtë me këngën Daft Punk, shkruan Daily Mail.


27081970 8211019 What a look Nothing kept little Stormi Webster from feeling the  a 97 1586636250549

Videon Travis e kishte publikuar në rrjetin social Instagram, ku Stormi shihet duke kërcyer me gëzim në skajin e një pishine luksoze, duke veshur rroba banje të bardha.

27-vjeçari duke xhiruar pyet vajzën e tij se nga vjen gjithë ky disponim, ndërsa ajo nuk resht së kërcyeri. Pos postit, Travis shtoi një 'emoji' gjigante të zemrës në qoshe, menjëherë afër kokës së vajzave së tij të vogël.

Travis dhe Kylie Jenner janë prindërit e dyvjeçares, të cilët thuhet se janë karantinuar bashkë gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

27081984 8211019 s a 116 1586637754094

27081950 8211019 s m 115 1586637736704