Një trashëgimtare në Austri po krijon një grup qytetarësh për të vendosur se si duhet të japë një shumë të madhe parash nga pasuria që trashëgoi nga gjyshja e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marlene Engelhorn, e cila është 31 vjeçe dhe jeton në Vjenë, dëshiron që 50 austriakë të përcaktojnë se si duhet të rishpërndahen 25 milionë euro të trashëgimisë së saj.
“Kam trashëguar një pasuri, pra edhe pushtet, pa bërë asgjë për të”, tha ajo.
“Dhe shteti nuk dëshiron as taksa mbi të”.
Austria hoqi tatimin mbi trashëgiminë në vitin 2008, një nga disa vende evropiane që nuk vendosin tatimin mbi trashëgiminë.
Dhe Engelhorn beson se kjo është e padrejtë.
Ajo është pasardhëse e Friedrich Engelhorn, themeluesit të kompanisë gjermane kimike dhe farmaceutike, BASF, dhe trashëgoi miliona kur gjyshja e saj vdiq në shtator të vitit 2022.
Pasuria e Traudl Engelhorn-Vechiatto u vlerësua nga revista amerikane Forbes në 4.2 miliardë dollarë (3.3 miliardë paund; 3.8 miliardë euro), dhe madje para se të vdiste, mbesa e saj kishte deklaruar se donte të shpërndante rreth 90% të trashëgimisë së saj.
Kështu, të mërkurën, 10,000 ftesa që synonin shtetas austriakë të përzgjedhur rastësisht filluan të mbërrinin në kutitë e postës në Austri.
Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në nismën e zonjës Engelhorn, e njohur si Këshilli i Mirë për Rishpërndarjen, mund të regjistrohen në internet ose me telefon.
Nga ai kampion fillestar prej 10,000 austriakë të cilët janë të gjithë të moshës mbi 16 vjeç, do të zgjidhen 50 persona, me 15 anëtarë zëvendësues të përzgjedhur gjithashtu në rast të braktisjes.
“Nëse politikanët nuk bëjnë punën e tyre dhe rishpërndajnë, atëherë unë duhet ta rishpërndaj vetë pasurinë time”, shpjegoi ajo në deklaratën e saj.
“Shumë njerëz kanë vështirësi për të përballuar jetesën me një punë me orar të plotë, dhe paguajnë taksa për çdo euro që fitojnë nga puna, këtë e shoh si dështim të politikës dhe nëse politika dështon, qytetarët duhet të merren vetë me të”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame