LAJMI I FUNDIT:

“Transiti i Merkurit” nesër në Prishtinë

“Transiti i Merkurit” nesër në Prishtinë

Me rastin e ‘Transitit të Merkurit’, e cila është një dukuri relativisht e rrallë, klubi ”Astronomy Outreach of Kosovo” organizon eveniment publik në Sheshin ”Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Ky klub ka krijuar një event në rrjetin social “Facebook”, duke u bërë thirrje të gjithëve për të përcjell nesër këtë dukuri të rrallë, që njihet pothuajse si eklips.

“Pasi që planeti i Merkurit është me afër Diellit sesa Toka, atëherë me 9 Maj 2016, duke filluar nga ora 13:00, ky planet do të kaloj në mes Tokës dhe Diellit, përgjatë diskut të Diellit, dhe do të duket nga një pjesë e botës duke përfshi edhe Kosovën. Ky fenomen është shumë i rrallë dhe paraqitet vetëm njëherë në një dekadë,”thuhet në postimin e klubit.


Ata njoftojnë se kjo dukuri për herë të fundit ka ndodhur në vitin 2006.

“Për të gjithë të interesuarit, klubi ynë do të paraqet të gjitha pajisjet optike solare dhe shumë të sigurta në Sheshin ”Zahir Pajaziti” për të vëzhguar këtë dukuri të jashtëzakonshme së bashku me ju. Për të gjithë qytetarët do të shpërndajmë syze solare falas!”, kanë shkruar në facebook.

Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me shumë ligjërata, video, imazhe dhe mysafirë të veçantë!

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori