LAJMI I FUNDIT:

Transformim i pabesueshëm: Dëshmi që grimi megjithatë bën çudira

Transformim i pabesueshëm: Dëshmi që grimi megjithatë bën çudira

Gjysma e fytyrës së grimuar është bërë hit i vërtet në Instagram! Ne kemi mbetur të befasuar, besojmë që edhe ju jeni befasuar!

Kelsie Swygart e adhuron grimin, ndërkaq nga shtëpia nuk del pa i rregulluar vetullat, në qerpikë vë maskara, ndërkaq në kapak pak alajner.


Megjithatë, përpiqet që grimin ta reduktojë në minimum.

Në fëmijëri ka përdorur shumë pudër, korrektor dhe lloje të tjera bazash, për t’i mbuluar piklat në fytyrë, transmeton Telegrafi.

1

Kelsie ka arritur në qendër të vëmendjes pasi që në rrjetet shoqërore është shfaqur selfi i saj për sfidën “Fuqia e grimit”.

Në kuadër të kësaj sfide, individët duhet të grimojnë vetëm gjysmën e fytyrës në mënyrë që të vërehen dallimet midis anës së majtë dhe anës së djathtë.

p

Për sfidën e vet, ajo ka zgjedhur dukjen glamuroze të mbrëmjes me sy dhe buzë të theksuar në kuadër të së cilës ka përdorur shtatë prodhime të ndryshme për mbulimin e piklave: prajmerin, bazën, korrektorin, pluhurin e pudrës, ngjyrën e kuqe, hajlajterin dhe buzëkuqin për konturimin e fytyrës.

View this post on Instagram

A post shared by Kelsie Swygart (@slumafian)

/Telegrafi/