LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i tij u konsiderua çështje kohe, por pse rrezikon të dështojë kalimi i Tah tek Barcelona?

Transferimi i tij u konsiderua çështje kohe, por pse rrezikon të dështojë kalimi i Tah tek Barcelona?

Barcelona duhet të marrë një vendim të madh për të ardhmen e mbrojtjes së tyre, me dy lojtarë që po konkurrojnë për një pozitë. 

Teksa Pau Cubarsi është e sigurt se do të jetë njëri ndër opsionet e tyre për vitet në vazhdim, partneri i tij afatgjatë nuk dihet ende. 

Andreas Christensen duket se do të largohet nga klubi me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, teksa e ardhmja e Eric Garcias është një tjetër temë debate para afatit kalimtar veror. 


Në anën tjetër, Inigo Martinez duket se do të rinovojë kontratën e tij për një vit tjetër pas paraqitjeve të tij të mira këtë sezon. 

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj
Lexo po ashtu Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Sidoqoftë, e ardhmja e Ronald Araujos është më pak e sigurt. Uruguaiani ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2031 në janar, por ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh e cila do të vlejë në dhjetë ditët e para të afatit kalimtar. 

Për t’i shtuar më shumë benzinë zjarrit, pavarësisht dëshirës së Araujo për të qëndruar, është fakti se ai nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari që prej se u kthye nga lëndimi. 

Paralelisht me këtë, Barcelona ka qenë në bisedime me Jonathan Tah, kontrata e të cilit me Bayer Leverkusenin do të skadojë në fund të sezonit dhe ai do të jetë lojtar i lirë. 

Reprezentuesi gjerman raportohet se e ka zgjedhur Barcelonën si destinacionin e tij të preferuar dhe në shtetin e tij kjo marrëveshje është përshkruar si ‘çështje kohe’. 

Transferimi i mundshëm i Tah është marrë si një shenjë se Araujo do të largohet në verë, por Cadena SER ka raportuar se Barcelona do preferonte ta mbante atë dhe jo të nënshkruante me Tah./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Bundesliga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Kalo në kategori