LAJMI I FUNDIT:

Trajtimet me çokollatë kundër celulitit

Trajtimet me çokollatë kundër celulitit

Nga pikëpamja nutritive kozmetike, kënaquni me shijen vetjake të kësaj ëmbëlsire, natyrisht në sasi të përshtatshme, por, sa i përket trajtimit, kënaquni pa u frikësuar dhe pa u kufizuar.

Trajtimi fillon me pilingun e këndshëm me krem me kokrra të kakaos, të cilat butësisht eliminojnë qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, në mënyrë që në fazën tjetër të trajtimit kundër celulitit substancat të mund të depërtojnë sa më thellë në shtresat yndyrore. Pason maska nga çokollata e cila e ngrohtë qitet në pjesët problematike (kofshë, barkë, vithe), pastaj mbështillen me folie “wraping” dhe ngrohen, me çka nxitet djegia e yndyrës.

Pas maskës pason masazhi kundër celulitit me krem çokollate me të cilën edhe më shumë shpartallojmë shtresat e celulitit.

Me këtë trajtim shpejtohet qarkullimi i gjakut, pastrohet limfa dhe shkrihen yndyrat e shtresuara, ndërsa lëkura bëhet më elastike dhe më e shtrënguar. /Telegrafi/