MENDO NDRYSHO FITO nga Ermal Mamaqi është trajnimi që po ofron një eksperiencë të re në vend që po ndryshon jetët e gjithë shqiptarëve.
Dy ditë në të cilat gjithnjë e më shumë njerëz po kuptojnë dhe rregullojnë jetët e tyre në shumë aspekte, që nga marrëdhëniet me njerëzit, veten e deri tek shëndeti apo mënyra e të menduarit.
Trajnimi u zhvillua për herë të parë në Prishtinë në mars të këtij viti, ku pati mbi 1500 pjesëmarrës.
Shumë nga ata që kanë qenë pjesë janë shprehur mbi emocionet e përjetuara në trajnim dhe mësimet e marra, mes tyre dhe personazhe të njohur për ne, të cilët kanë gjetur vlerë dhe motivim në trajnimin e Ermalit.
Ja çfarë thonë disa prej tyre:
“Ndihem e lumtur që jam pjesë e një trajnimi dhe një grupi të tillë plot energji dhe motivim. Ermali gjithmonë më çudit me vlerat që përcjell në çdo gjë që bën. Jam super e motivuar dhe do të jem sërish pjesë e trajnimeve të Ermalit. Mendoj që është një vlerë e madhe e shtuar për jetën e kujtdo.”
Enca Haxhia
“Një trajnim që duhet të bëhet më shpesh në Shqipëri. U ndjeva shumë mirë dhe shumë i motivuar gjatë trajnimit gjithçka ishte në vëndin e duhur dhe e thjeshtë për tu kuptuar, ishte një shtysë tjetër për mua që të vazhdoj përpara me atë që unë dua për jetën time dhe ju falenderoj të gjithëve ju që punuat për këtë trajnim dhe shpresoj të ketë akoma më shumë sepse ka edhe shumë njerëz të tjerë që kanë nevojë për kto trajnime. Faleminderit Ermal dhe gjithë stafi”.
Ilia Fori
“Mendo Ndrysho Fito ka qenë një nga investimet më të mira që unë kam bërë për vetveten. Nëpërmjet Ermalit dhe trajnimeve të tij kam njohur njerëz fantastikë, të cilët kanë patur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time. Faleminderit që ekziston dhe që ndan vlera të tilla me të gjithë ne”.
Diola Dosti
“U ndjeva shumë pozitive gjatë gjithë kohës dhe u ndieva me fat që u bëra pjesë e këtij trajnimi, tani pasi mbaroi më duket sikur e kam shumë më të lehtë rrugën për të arritur gjërat që dua. Faleminderit për gjithcka folët”.
Arta Murati
Nëse dëshiron edhe ti ta përjetosh dhe ti këtë eksperiencë, mundësia është shumë pranë!!!
KËTË FUNDJAVË, Ermali do të jetë në Prishtinë, në sallën e Golden Imperial për të zhvilluar trajnimin MENDO NDRYSHO FITO dhe për t’i dhuruar të gjithë pjesëmarrësve një eksperiencë të paharrueshme.
Merr TANI biletën tënde KËTU.