Milot Rashica është kthyer në njërin prej lojtarëve më atraktiv të Bundesligës.

Futbollisti nga Vushtrria ka befasuar të gjithë me golat dhe asistimet gjatë vitit 2019.


D4NZCq2W4AEH1Aq

Mirëpo duke mos harruar që fillimi i sezonit për Milot Rashicën ishte tepër i vështirë.

Ka qenë vetë trajneri Florian Kohfeldt, që ka folur për sulmuesin shqiptar që e linte jashtë grumbullimit.

D42jKb7W4AEMpv4

Numri një i stolit të Werderit është  rikthyer të flasë për atë periudhë, duke treguar se detyruar mbrojtëse kanë qenë ato që ka kanë lënë jashtë.

“Ai kishte një sjellje të shkëlqyer. Nuk e grumbulloja pasi Miloti thjesht nuk dinte të mbronte”, ka thënë Kohfeldt.

GettyImages 1007877830

Rashica ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tri asistime në Bundesliga këtë sezon.

Ai ka shënuar dy herë edhe në Kupë. /Telegrafi/

telegrafi sport app