LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i ri i Chelseat dëshiron që Lukaku të qëndrojë në Stamford Bridge

Trajneri i ri i Chelseat dëshiron që Lukaku të qëndrojë në Stamford Bridge

Chelsea do të emërojë Mauricio Pochettinon për sezonin 2023/24 dhe trajneri argjentinasi do të përpiqet të bindë Romelu Lukakun të qëndrojë në Londër.

Sulmuesi belg është i huazuar te Interi, por do të kthehet te Chelsea në fund të sezonit aktual, siç u konfirmua në mars nga drejtori sportiv Beppe Marotta.

Megjithatë, burime të shumta në Itali pohojnë se Lukaku dëshiron të luajë përsëri për Interin sezonin e ardhshëm dhe do të dojë të kthehet në Giuseppe Meazza në verë.


Tri kushtet që duhen plotësuar për qëndrimin e Lukakut te Interi
Lexo po ashtu Tri kushtet që duhen plotësuar për qëndrimin e Lukakut te Interi

Sipas La Gazzetta dello Sport, Blutë do të emërojnë një trajner të ri për sezonin 2023/24 dhe Pochettino është kandidati i caktuar për të marrë drejtimin e klubit nga Stamford Bridge.

“Mungon vetëm njoftimi zyrtar”, shkruan korrespondenti i La Gazzetta dello Sport në Londër, Davide Chinellato.

Sipas raportit, një nga çështjet e para të debatit mes ish-trajnerit të Tottenhamit dhe pronarit Todd Boehly do të jetë e ardhmja e Lukakut.

Pochettino thuhet se dëshiron të bindë yllin belg të qëndrojë në klub dhe ai do t’ia prezantojë Lukakut projektin e tij për të ardhmen e Chelseat në javët e ardhshme.

Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje në parim me Chelsean
Lexo po ashtu Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje në parim me Chelsean

Blutë nuk do të luajnë garat evropiane në sezonin 2023/24, por Pochettino synon të rindërtojë ekipin dhe thuhet se e sheh Lukakun si një lojtar me përvojë që mund ta ndihmojë atë në këtë proces.

Trajneri argjentinas dhe Boehly do t’i japin kohë sulmuesit për të shqyrtuar ofertën e tyre.

“Lukakut do t’i ofrohet një rol në të gjithë këtë, me idenë për të ringjallur karrierën e tij në atë që konsiderohet liga më e rëndësishme në botë”, përfundon Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori