Feronikeli i Klodian Duros është rikthyer me pikë nga udhëtimi i vështirë që pati te SC Gjilani, pasi që barazoi pa gola 0-0.

Për Duron kjo pikë ishte e mirëseardhur, derisa mbeti i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje.


“Ishte një ndeshje shumë e fortë nga dy skuadrat dhe kur ballafaqohen dy oponentë të tillë, atëherë edhe barazimi i përshtatet secilës”.

Klodian Duro Feronikeli

“Ne u vendosëm mirë taktikisht në fushën e lojës dhe nuk lejuam Gjilanin që të krijonte asnjë mundësi për shënim”.

“Kishim ardhur të luanim taktikisht dhe përmes mundësive të arrinim deri te fitoret”.

“Çdo kush që e kupton futbollin e sheh që jemi vendosur mirë taktikisht dhe kemi luajtur për mrekulli. Jam i kënaqur nga gjithë futbollistët e mi për shpirtin e garës që treguan dhe për vendosmërinë që të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje”, ka thënë Duro.

Feronikeli tashmë pozicionohet në pozitën e gjashtë me 11 pikë të tubuara. /Telegrafi/

telegrafi sport app