Gazetari gjerman Florian Plettenberg zbuloi informacione të reja për transferimin e mundshëm të trajnerit Hansi Flick në bankinën e Barcelonës.

Një gjerman i njohur raporton se Flick ka nënshkruar kontratë me agjencinë e menaxherit të njohur Pini Zahavi, i cili ndër të tjera përfaqëson edhe Robert Leëandoëskin.


Zahavi ka raporte të shkëlqyera me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, ndaj besohet se do të jetë trajneri i ri i gjigantit katalunas.

Si kundërshtari kryesor i tij u përmend menaxheri i Brighton, Roberto de Zerbi, por duket se zgjedhja ka rënë tek ish-trajneri i Bayernit.

58-vjeçari me eksperiencë është jashtë fushës që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u largua nga bankina e kombëtares gjermane pas një sërë rezultatesh të këqija.

Më parë ka drejtuar Bayern Munichun, me të cilin ka fituar edhe titullin e kampionit të Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app