Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me RB Leipzig, duke u ndalur edhe tek lëndimi i Robert Lewandowskit.

Ai ka thënë se Thomas Muller ose Serge Gnarby mund  ta zëvendësojnë polakun.


"Muller mund të bëjë edhe nëntën, ekziston edhe Gnabry i cili mund të veprojë në qendër të sulmit”.

lewa

“Do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë ne që të mos e ndiejmë mungesën e Robertit. Ne duhet të luajmë si ekip, duke u përpjekur të qëndrojmë afër”.

“Duhet edhe më shumë frymë ekipi për të kapërcyer këtë mungesë. Ky është një moment kryesor i sezonit”, ka thënë Flick.

bayern 1

Bayern Munich ka 61 pikë si lider, ndërsa RB Leipzig janë në vendin e  dytë ne 57 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app