LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina: Ndeshje e vështirë, por fitore që na largon nga kriza e rezultateve

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina: Ndeshje e vështirë, por fitore që na largon nga kriza e rezultateve

Arbnor Morina e ka vlerësuar lartë fitoren e ekipit të tij, Arbërisë ndaj Besës së Pejës në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës.

Arbëria ka fituar si vendas ndaj Besës me rezultat 1-0, falë golit të shënuar nga Bilalli dhe kjo fitore e ka gëzuar tej mase trajnerin Arbnor Morina.

“Një fitore pas shumë ndeshjeve të humbura, ky është realiteti që na ka fut në krizë rezultati dhe krizë të lojës”, ka thënë fillimisht Morina pas ndeshjes.


Arbëria merr pikë të plota përballë Besës
Lexo po ashtu Arbëria merr pikë të plota përballë Besës

“Ndeshje shumë e vështirë siç e kemi paraparë, pasi Besa po i krijon probleme secilës skuadër dhe pavarësisht që janë skuadër e re po luajnë shumë mirë”.

“Problemi i dytë tek ne dhe shumë i vështirë ishte ai psikologjik, por që djemtë më në fund e kaluan dhe arritëm të fitonim. Ambiciet tona janë të stabilizohemi dhe të krijojmë një skuadër me bazë të mirë për sezonin tjetër”, përfundoi trajneri i Arbërisë.

Pas kësaj fitore, Arbëria është ngritur në vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa  Besa mbetet e fundit me gjashtë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori