Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se arrestimi i Milan Radoiçiqit është një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.
Në një intervistë për agjencinë serbe Beta, Trajkoviq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të duhet të arrestojë Radoiçiqin për shkak të Banjskës gjatë muajit të ardhshëm, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez.
Ajo përkujtoi se në prill, gjatë vizitës së Vuçiqit në Francë, Macron tha se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë të arrestohen.
“Vuçiq është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, tha Trajkoviq, transmeton Telegrafi.
Ajo shtoi se arrestimi është një nga kushtet për vizitën e Macron, “për çfarë nuk flitet publikisht”.
Sipas saj, arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do të jetë prova më e vështirë që Vuçiq duhet ta kalojë.
“Për Vuçiqin ka qenë shumë më e lehtë të heqë dorë nga një pjesë e territorit të Serbisë ose tash të pranojë shfrytëzimin e litiumit, sesa të heqë dorë nga njerëzit që i kanë zbatuar urdhrat e tij dhe përveç kësaj, ata janë nga mjedisi kriminal. Arrestimi i Radoiçiqit do të jetë një rrezik i madh për Vuçiqin”, tha ajo.
Në pyetjen se çfarë nënkupton me “rrezik të lartë”, Trajkoviq tha se Vuçiq ka frikë nga informacionet që të huajt do t’i jepnin gjyqësorit serb.
“Nëse gjyqësori serb fillon të merret me Banjskën dhe Radoiçiq, do të hapte mundësi që shërbime të ndryshme të huaja të dërgojnë të dhëna të ndryshme të inteligjencës, si në disa procese të tjera grupeve të organizuara kriminale. Në atë rast, Vuçiq nuk do të mund ta shpëtonte Radoiçiqin nga përgjegjësia”, tha ajo.
Ajo beson se Vuçiq do të duhet të bëjë një “marrëveshje” me Radoiçiqin.
“Vuçiq ka frikë se mafia do ta ndryshojë shefin e saj, gjë që, meqë ra fjala, ndodh shpesh në botë”, tha ajo.
E pyetur nëse ekziston mundësia që Perëndimi ta falë Vuçiqin “për rastin Banjska”, Trajkoviq tha se Evropa udhëhiqet nga prioritetet e saj.
“Është e mundur që Vuçiq planifikon të mbrojë minierat dhe hapjen e minierës së litiumit me Radoiçiqin, Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tyre kriminal, por përfaqësuesi i ri i SHBA-së për çështjet evropiane, Aleksandar Kasanoff, me siguri do të insistojë në përgjegjësinë dhe ndjekjen penale të çështjes Banjska”, vuri në dukje ajo, transmeton Telegrafi.
Duke komentuar faktin se presidenti i Serbisë rrallë herë e përmend Kosovën në fjalimet e tij të përditshme, Trajkoviq tha se Vuçiq po përpiqet të fshehë “rrobat e tij të pista”.
Vuçiq po përpiqet të fshehë dështimin e tij. Ai do që populli ta harrojë Kosovën. Makinerisë së tij mediatike tani i është dhënë detyra e re për të promovuar hapjen e minierës së litiumit. Shpresoj që njerëzit në Serbinë qendrore të mos bien pas premtimeve të rreme, siç u ndodhi serbëve në Kosovë”, tha Trajkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit