Tragjedia në Viti: Familjarët, nuk e dinim se gruaja kishte qenë shtatzënë dhe as si ka lindur (Foto)
Në fshatin në Letnicë të Vitisë, në rrugën “Don Tuna Gllasnoviç” në mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një krim familjarë i cili ka tronditur banorët.
Një grua e moshës mbi 50 vjeçare në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm dyshohet se në rrethana akoma të pa njohura ka kryer një lindje, foshnja e së cilës më pas u gjet e hedhur në lumin e fshatit pa shenja jete.
Familjarët i kanë treguar Televizionin Plus se në vendngjarje se kishin gjetur foshnjën e hedhur në lumë në orët e mëngjesit dhe nënën e saj në gjendje të rëndë shëndetësore e kishin dërguar për trajtim mjekësor në Viti.
Kunati i gruas dhe vllau i të dyshuarit, Hisni Kasami, ka tregu momente nga rasti dhe nga ajo çka kishte parë.
“Ka qenë gruaja e dytë e vllaut, por ajo ka pasur probleme mendore dhe me shëndet, gati një muaj ka qenë në shtrat. Nuk e di, nuk ka treguar që ka lindur një fëmijë e as që ka qenë shtatzënë, kemi parë se ajo është e sëmurë diçka por nuk kemi gjet fëmijë kund, kemi shiku gjithandej. Me siguri ajo ka lindur para kohe, jemi çuditur të gjithë, vllau tha se e kam gjetur një mbulesë nëpër barishtat e lumit, foshnja kish pas dal prej mbulese kish ra në ujë pak ma poshtë, ish kanë e vdekur. Tash vllaun e kanë marrë policia. Ne nuk po e dimë kush e ka hedhur tek lumi foshnjën por ajo vet e ka lanë atje te uji, dikush e ka dërgu në spital me veturë gruan”, i ka thënë televizionit, Hisni Kasami.
Në anën tjetër, një familjarë tjetër thotë se nuk kishin ditur se gruaja kishte qenë shtatzënë dhe thonë se lindja e saj ishte parakohe.
Policia për këtë rast ka arrestuar bashkëshortin e gruas, i moshës rreth 58 vjeçar i cili po dyshohet se foshnjën e njëjtë ta ketë privuar nga jeta, vrarë ai. Një gjë të tillë e kanë mohuar dy vëllezërit e të dyshuarit i cili është në mbajtje, ata thonë se Xh.K. nuk ka fare faj lidhur me ngjarje e rëndë. “Policia e ka marë atë, ai nuk ka faj, gruaja i ka fajet ajo nuk është mirë me mend”, ka thënë njëri. Ndërsa viktima gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan gjendja e së cilës është stabile.
Lidhur me rastin në vendin e ngjarje kishin dalur edhe sot Njësitet relevante Regjionale nga Gjilani të cilët po kryejnë hetime të mëtutjeshme lidhur me rastin, transmeton Plus Televizion.
Nga QKFM në Viti, i kanë thënë Televizionit se dje rreth orës 9:00 kanë pranuar një paciente me gjakderdhje ku pas trajtimit e kanë kuptuar se e njëjta kishte lindur disa orë më parë.
“Pasi pacientja është dashur të dërgohet për trajtim në spitalin e Gjilanit, jemi interesuar të dimë për foshnjën, gruaja na tha se fëmijën e kishte lënë në shtëpi. Ekipi i Emergjencës ka shkuar në vendngjarje për ta marrë foshnjën por nuk e kanë gjetur dhe ne kemi lajmëruar edhe policinë”.
Familja e përfshirë në këtë ngjarje janë banues në këtë fshat, refugjatë nga Malina e Maqedonisë./PlusTv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë