LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Zvicër, shtetasi i Maqedonisë vret gruan e tij

Tragjedi në Zvicër, shtetasi i Maqedonisë vret gruan e tij
Foto: Ilustrim

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i moshës 42 vjeçare, është arrestuar në Zvicër, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, e cila gjithashtu ishte me prejardhje nga Maqedonia. Portali zviceran “20min.ch” shkruan se ata jetonin në kantonin Thurgau. Sipas mediave, të premten, rreth orës 11:00, burri ka telefonuar në Qendrën Emergjente në zonën e Zvicrës dhe ka raportuar se ka plagosur për vdekje gruan e tij. Portali “albinfo.ch” shkruan se bëhet fjalë për një shqiptar nga Maqedonia i cili është një mërgimtar, baba i tre fëmijëve.

Shtetasi i Maqedonisë është arrestuar në vendin e ngjarjes. Sipas mediave lokale, ai nuk ka rezistuar, thonë nga policia kantonit të Thurgaut. Prokuroria Publike ka hapur hetimet, ndërsa policia po heton të gjitha rrethanat, përcjell “Makfax”.

Mediat raportojnë se edhe gruaja e vrarë ka rrënjë nga Maqedonia. Ata u referohen burimeve midis të afërmve. Ata kanë edhe tre vajza adoleshente. Sipas të afërmve, të cilët folën për gazetarët, çifti kanë pasur disa debate dhe kanë planifikuar një divorc.


Duke përshkruar familjen, të afërmit thanë çifti në mes vete kanë pasur disa zënka.

“Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të sëmundjes. Kjo e shqetësonte”, thotë i afërmi për “20min.ch”, duke shtuar: “Dikur ishin aq të lumtur, sa qeshin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia është përkeqësuar”.

“Jemi në shok”, tha një banor. Ai e përshkruan të dyshuarin si një “djalë të ndershëm, të këndshëm dhe normal”. Ai qeshte shpesh dhe ishte në humor të mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori