LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Tetovë: Mbytet një fëmijë 6-vjeçar në ujërat e lumit Shkumbin

Tragjedi në Tetovë: Mbytet një fëmijë 6-vjeçar në ujërat e lumit Shkumbin

Një tragjedi ka ndodhur në Tetovë pasditen e sotme, pasi një fëmijë 6-vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimi të Krizave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot në ora 14:00 përmes E-112 është marrë informacion për një fëmijë të moshës 6 vjeçare në vendbanimin Krasniqi në Tetovë, i cili duke luajtur në bregun e lumit Shkumbin pas shtëpisë ku jeton, ka rënë në ujërat e vërshuara të lumit. Nëna e tij shtatzënë e vuri re rënien e fëmijës dhe është hedhur menjëherë në ujërat e për ta shpëtuar. Pas rreth 50 metrash, të marra nga uji i shpejtë, disa banorë të rrethinës arritën ta nxirrnin nga bregu i lumit, por fatkeqësisht jo edhe fëmijën. Menjëherë pas njoftimit, Qendra ka alarmuar të gjitha subjektet – ekipet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve, ekipet e SPB Tetovë, Njësiti Special Antiterrorist “Tigër”, Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë EBR dhe ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët me me ndihmën e varkave kanë kontrolluar të gjithë zonën. Fatkeqësisht edhe përkundër ndërhyrjes së shpejtë, trupi i fëmijës është nxjerrë nga lumi në gjendje të pajetë”, tha QMK.

Trupi i pajetë i djalit është dorëzuar për autopsi, ndërsa policia ka kryer hetim për shkaqet e kësaj ngjarje tragjike në Tetovë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori