Në traditën popullore shqiptare dasmat janë ceremoni gëzimi në ngrohtësinë e familjes mirëpritet një anëtarë i ri.
Mirëpo është karakteristike se ndër shqiptarët dita e dasmës karakterizohet me rituale të ndryshme.
Stërgjyshërit tanë tregojnë se në të kaluarën nuk është preferuar që dita e dasmës të jetë mes dy bajrameve.
Mirëpo qytetarët e as përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës nuk preferojnë një traditë të tillë.
“Mas Bajramit do të ishte më mirë të mbahet dasma nëse nuk e kanë paracaktuar. Por edhe nëse martohen për Bajram nuk është asgjë ajo çështje. Çifti vet duhet të vendos”, shprehet për RTV Dukagjinin, qytetarja Mira Shala.
Ndërsa bashkëshorti i Mirës, Sahit Shala thotë se kohët kanë ndryshuar dhe duhet t’iu takojë të rinjve kur të martohen.
“Tradita vazhdohet derisa atë e bëjnë njerëzit. Martesa mes Bajrameve ka qenë traditë e së kaluarës. Tash gjërat kanë ndryshuar. Përpara nuk është preferuar të bëhet dasma mes bajrameve pasi është menduar se vajza nuk do të ketë suksese ne familjen e burrit”, shprehet Demë Loxhaj, përcjell Telegrafi.
Për këtë çështje ka folur edhe imami i xhamisë së Deftedarit në Pejë.
Ai thotë se kjo gjë më shumë është një besëtytni dhe se nuk ka bazë në fe.
“Kjo gjë nuk ka bazë në Kuran e as në hadithet e pejgamberit Muhamed. Gjithë kjo është e Allahut dhe nuk ka ndonjë përcaktim për kohën se kur duhet martuar. Kjo traditë e cila përcillet nga një pjesë e popullsisë sonë, nuk ka bazë në fe”.
Hoxha thotë se festat në Islam janë të lëvizshme pasi bazohen në muajt hënorë dhe sipas tij nuk ka kuptim të ketë kufizime kohore.
“Tash e kemi rasti e mërgimtarëve. Ata e kanë kohën e caktuar dhe shumë të limituar në Kosovë dhe nuk do të ishte e logjikshme, që dasmat të mos mbahen në mes të dy bajrameve”, deklaroi ndër të tjera imami Sadik Hoxha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës