LAJMI I FUNDIT:

Toyota shtyn planet për makinat elektrike në SHBA pasi shitjet janë ngadalësuar

Toyota shtyn planet për makinat elektrike në SHBA pasi shitjet janë ngadalësuar

Toyota po shtyn datën e fillimit të prodhimit të automjeteve elektrike (EV) në SHBA, pasi kërkesa globale për makina me bateri vazhdon “të zbutet”.

Siç kujtojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjiganti japonez i industrisë motorike synonte të fillonte prodhimin në fund të 2025 ose në fillim të 2026.

Por Toyota tani pret të nisë operacionin e saj me EV në SHBA në një kohë të papërcaktuar në vitin 2026, tha një zëdhënës i kompanisë për BBC News.


Kujtojmë se disa prodhues të tjerë të mëdhenj të makinave, duke përfshirë Volvo dhe Ford, së fundmi kanë zvogëluar planet e tyre për EV.

“Ne jemi ende të fokusuar në objektivin tonë global [automjet elektrike me bateri] prej 1.5 milion automjetesh deri në vitin 2026”, tha zëdhënësi i Toyota Scott Vazin, duke shtuar se në dy vitet e ardhshme ajo planifikon të prezantojë “5 deri në 7 [automjete elektrike me bateri] në tregun amerikan”.

Në fillim të këtij viti, firma njoftoi se po investonte 1.3 miliardë dollarë (980 milion £) në fabrikën e saj në Kentucky, si pjesë e planeve për të ndërtuar një SUV atje.

Kompania ka njoftuar gjithashtu planet për të ndërtuar një model tjetër elektrik në një fabrikë në Indiana.

Njoftimi i Toyota erdhi ndërsa industria globale e makinave vazhdon të luftojë me dobësimin e kërkesës për automjete elektrike në disa tregje kryesore. /Telegrafi/