Hyundai është një rival në zhvillim për Toyotan, por kjo nuk do të thotë se dy prodhuesit e automjeteve janë armiq të betuar.

Ata në fakt po bashkëpunojnë duke organizuar së bashku një ngjarje veturash më vonë këtë muaj në Korenë e Jugut.


"Hyundai N x Toyota Gazoo Racing Festival" do të bashkojë veturat sportive të rrugës nga të dyja kompanitë, përcjell Telegrafi.

Do të ketë gjithashtu një mori prototipash dhe konceptesh interesante të veturave.

Screenshot 17 8

I planifikuar të zhvillohet më 27 tetor në Everland Speedway në Yong-in, eventi do të presë modelet GR Supra dhe GR86 të Toyota-s së bashku me Elantra N të Hyundai (Avante N në Kore) dhe Ioniq 5 N plotësisht elektrik.

Mbetet për t'u parë nëse ky është fillimi i diçkaje më thelbësore. /Telegrafi/