Site icon Telegrafi

Toure përgënjeshtron lajmet për pensionimin e tij nga futbolli

Yaya Toure (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Legjenda e Manchester Cityt, Yaya Toure, ka përgënjeshtruar lajmet se ai po pensionohet, duke insistuar se do të luajë në sezonin e ri.

Agjenti i 35-vjeçarit në fillim të këtij viti kishte paralajmëruar se ish-ylli i Barcelonës do të pensionohej në këtë verë, pas 17 vitesh karriere në futboll, por kjo gjë duket se nuk qëndron.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se nuk po e mendon pensionimin nga futbolli, pasi po pret verën që të gjej një skuadër, pas largimit nga Greqia.

Yaya Toure(Foto: Lynne Cameron/Getty Images/Guliver)

“Pensionimi? Kurrë! Unë dua të luaj akoma. Ka pasur shumë thashetheme për karrierën time në futboll, por unë dua t’jua bëj të qartë se me kohë do t’i kuptoni të gjitha”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yaya Toure

“Futbolli është një gjë që nuk mund ta përshkruaj, unë jam duke luajtur që nga koha kur isha fëmijë dhe do të vazhdoj të luaj futboll”, ka thënë Yaya Toure për Sky Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version