Totti nuk i bashkëngjitet festës së Romës ndaj Juves (Video)
Roma fitoi në Serie A kundër Juventusit me rezultat 3-1.
Në këtë takim legjenda e klubit romak, Francesco Totti, u fut në minutën e 92-të në vend të Mohamed Salah.
Por, italiani i revoltuar me trajnerin Luciano Spalletti se i dha pak minuta në fushë nuk festoi me lojtarët dhe pas kësaj fitore dhe u nis menjëherë drejt zhveshtores.
40-vjeçari debutoi për Romën në vitin 1993 dhe që nga atëherë është paraqitur në 616 ndeshje në Serie A. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























