LAJMI I FUNDIT:

Tottenham nuk po mendon të blejë Gareth Balen: Ai do të kthehet në Real Madrid në verë

Tottenham nuk po mendon të blejë Gareth Balen: Ai do të kthehet në Real Madrid në verë

Tottenham Hotspur e ka të qartë dhe nuk do të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me Gareth Bale nga Real Madrid.

Bale, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit si i dëmtuar, ka gjithnjë e më shumë gjasa të kthehet në kryeqytetin spanjoll gjatë verës.

Sipas Times, tani për tani, Tottenham tani nuk po konsideron një sezon të dytë për Bale.


Nëse Bale do të qëndronte, do të ishte thjesht një gjest për të ndihmuar një nga heronjtë e tyre të kaluar.

Kur Bale u largua nga Real Madrid në verë, besohej se do të ishte për të mirë, por nuk ka dal ashtu.

“Ne shpresojmë që Bale të vazhdojë me ne pas këtij sezoni, kjo është ideja”, kishte thënë trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho kur Bale u bashkua me klubin.

Sidoqoftë, dëmtimet dhe forma e dobët e kanë kufizuar atë, duke luajtur vetëm 116 minuta në Ligën Premier këtë sezon.

Ai ka bërë më shumë paraqitje në Ligën e Evropës dhe garat e kupave angleze.

Times shprehet se nëse performancat e Bale nuk përmirësohen ndjeshëm në muajt e ardhshëm, ai do të kthehet në Los Blancos gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori