Milan Skriniar vazhdon të jetë objektivi kryesor i gjigantit anglez Tottenham Hotspur për repartin defensivë.

Mbrojtësi sllovak pëlqehet jashtëzaknisht shumë nga trajneri Jose Mourinho që kërkon ta ketë në radhët e veta.


Spurs e kanë kërkuar qendërmbrojtësin edhe edicionin e kaluar, por edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo Inter nuk lejoi largimin e tij.

1303446565.0

Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia bëjnë të ditur se Spurs do të tentojnë përsëri në verë me një ofertë tjetër transferimin e sllovakut.

Skuadra londineze është gati që të bëj një ofertë prej 52 milionë eurove në drejtim të Interit për Skriniar.

Reprezentuesi sllovak nuk është i pashitshëm nga Inter, mirëpo mbetet të shihet nëse Neroazzurët do ta pranojnë një ofertë të tillë apo do të kërkojnë më shumë.

MILAN SKRINIAR 2 scaled e1615248592538  1

Interesim për qendërmbrojtësin kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal. /Telegrafi/

telegrafi sport app