LAJMI I FUNDIT:

“Bombat” për rastin “Tortura” do të dëgjohen më 20 shtator pa prezencën e opinionit

“Bombat” për rastin “Tortura” do të dëgjohen më 20 shtator pa prezencën e opinionit

Pas dëgjimit të plotë 35 bisedave të përgjuara, gjykimi për lëndën e PSP-së “Tortura”, do të vazhdojë më 20 shtator, në të cilën me kërkesën e prokurores Lile Stefanovska, opinioni do të jetë i ç’kyçur nga dëgjimi për shkak mundësisë së shkeljes së privatësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, nëpërmjet mbrojtjes së tij ka bërë kërkesë që të mos publikohen bisedat nga përgjimet e paligjshme për lëndën “Tortura”, që ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkoskit, sepse ka pasur edhe segmente private.

Avokati i të akuzuarit, Ljupço Shvrgovski, ka kërkuar opinioni të jetë i ç’kyçur nga gjykimi sepse në përgjimet të paraqitura si dëshmi nga e prokurorëve ka përmbajtje nga jeta private të akuzuarit të parë Sasho Mijallkov.


Shvrgovski gjithashtu ka kërkuar një nga bisedat që të mos publikohet sepse s’ka të bëjë me ngjarjen, ndërsa e rrezikon jetën private të të akuzuarit dhe bashkëbiseduesit në atë bisedë, që deri më tani është i panjohur.

Në bisedat e përgjuara të publikuara në seancë dëgjohet se si Llatas urdhëron Mijallkovin që të arrestohet Boshkoski në kafene dhe të tërhiqet përdhe.

Për lëndën “Tortura” të akuzuar janë Sasho Mijallkov dhe gjashtë persona tjerë pjesëtarë të njësitit “Alfa” për keqtrajtim gjatë arrestimit të Ljube Boshkoskit.

Ndërsa në bisedën tjetër për arrestimin e Boshoskit, Sasho Mijallkov i thotë dhe vëllait të tij Vllatko Mijallkov se ” Dëgjo be vlla im, tani e din se do t’i haj 10 vjet. Prit se edhe më shumë do ta haj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori