LAJMI I FUNDIT:

Torreira konfirmon se do t’i bashkohet Arsenalit

Torreira konfirmon se do t’i bashkohet Arsenalit
Lucas Torreira (Foto: Getty Images)

Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira, ka konfirmuar se është pranë kompletimit të transferimit te Arsenali, ku pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

22-vjeçari që nga viti 2015 ka qenë në pronësi të Sampdorias, ndërsa tash do ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.

Lucas Torreira luajti me Uruguain në Kampionatin Botëror (Foto: Getty Images)

Babai i tij kishte thënë më herët se lojtari mund të transferohet në Emirates pas përfundimit të Kampionatit Botëror dhe tashmë kombëtarja e tij është eliminuar (në çerekfinale nga Franca) dhe rrugët janë të hapura që të ndodhë transferimi.


Lajmet për Lucas Torreira
Lexo po ashtu Lajmet për Lucas Torreira

“Kjo është një mundësi shumë e mirë dhe nuk dua ta humb”, ka deklaruar Torreira për Telenoche.

Në rast të transferimit, ai do t’u bashkohet emrave, si Stephan Lichtsteiner, Bernd Leno e Sokratis Papastathopoulos, që këtë verë i janë bashkuar Arsenalit.

Torreira në sezonet e fundit ka luajtur te Sampdoria (Foto: Getty Images)

Futbollisti, i cili luan si lojtar defensiv, u transferua te Sampdoria në vitin 2015 nga Pescara, mirëpo në sezonin e parë qëndroi i huazuar te klubi, ku edhe ishte angazhuar si i ri.

Klubet 18 de Julio dhe Montevideo Wanderers janë skuadrat u i ka nisur hapat e parë si futbollist. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori