LAJMI I FUNDIT:

Toptha të mbushur me oriz (Arancini)

Toptha të mbushur me oriz (Arancini)

Përbërësit:

▪ 5 porcione oriz (i gatuar dhe i lënë për t’u ftohur të paktën 4 orë)
▪ 60 gr djathë Mozzarella (i prerë në formë kubike)
▪ 1 copë proshutë (e gatuar, e prerë në formë kubike)
▪ 2 filxhanë çaji thërrime buke (të sezonuar)
▪ vaj


Arancini-02

Përgatitja:

Marrim rreth 2 lugë gjelle oriz në duar dhe i japim formë kupe të cekët. Vendosim në të edhe pak mozzarella dhe proshutë.

Rrotullojmë orizin rreth djathit dhe i japim formën e një topi rrumbullak. Rrotullojmë orizin në thërrimet e bukës dhe e lemë mënjanë.

Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të jetë përdorur i gjithë orizi.

Nxehim vajin në një tenxhere të madhe ose në një tigan të thellë derisa termometri i skuqjes të regjistrojë 190 gradë C.

Rrëshqasim me kujdes në vaj 5-6 topa orizi dhe i skuqim derisa të marrin ngjyrë kafe të artë, shkruan Shije. I thajmë me peshqirë letre dhe i ruajmë të ngrohtë derisa të jemi gati për t’i shërbyer. (Shije)

/Telegrafi/