Top shënuesit në Ipko Superligë pas javës së tetë, tre futbollistë në krye me gola të njëjtë

Ka përfunduar java e tetë në elitën e futbollit kosovar, ku janë zhvilluar pesë takime.
Takimi i vetëm që nuk u zhvillua ishte ai mes Prishtinës dhe Drenicës, që është shtyrë për datën 16 tetor.
Edhe këtë javë ka pasur ndryshime në listën e golashënuesve, ku tani tre futbollistë janë në krye të listës.

Arb Manaj i Trepçës ’89 ka pesë gola, sa ka edhe sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha.

Ndërkohë Gerhard Progni i Gjilanit me dy golat e shënuar ndaj Flamurtarit ka quar në pesë numrin e golave dhe i është bashkuar në krye dyshes Manaj e Rexha.

Me nga katër gola janë tre futbollistë të tjerë, Betim Haxhimusa i Dritës, Blend Baftiu i Ballkanit dhe Mendurim Hoti i Feronikelit.
Ndërkohë me nga tre gola janë tetë futbollistë të tjerë nga klube të ndryshme të Superligës së Kosovës. /Telegrafi/

















































