Top 20 përfaqësueset më të vlefshme në botë - Anglia e para, Belgjika e dhjeta

Ekipet më të vlefshme kombëtare në futbollin botëror janë renditur dhe Anglia doli si lidere.
Skuadra e Gareth Southgate arriti në finalen e Euro 2020 gjatë verës, por ra në disfatë kundër Italisë.
Transfermarkt ka përcaktuar se Tre Luanët janë aktualisht vendi më i pasur me talent, duke grumbulluar një vlerë skuadre prej 1.06 miliard funte.
Kjo do të thotë se ata janë mbi fituesit e Kupës së Botës, Francën, të cilët kanë një vlerë skuadre prej rreth 931.5 milionë funte.
Brazili dhe Italia renditen në vendin e tretë dhe të katërt respektivisht, ndërsa Gjermania përfundon në top pesë.
Shikoni të gjitha 20 reprezentueset më të vlefshme në botë:
20) Skocia - 211.95 milionë funte
19) Polonia - 239.31 milion funte
18) Norvegjia - 243.99 milionë funte
17) Danimarka - 268.65 milionë funte
16) Senegali - 269.10 milionë funte
15) Turqia - 278.19 milion funte
14) Bregu i Fildishtë - 287.17 milionë funte
13) Uruguai - 314.69 milionë funte
12) Kroacia - 321.57 milionë funte
11) Kili - 325.17 milionë funte
10) Belgjika - 441.45 milionë funte
9) Holanda - 589.50 milionë funte
8) Argjentina - 620.55 milionë funte
7) Portugalia - 634.50 milionë funte
6) Spanja - 656.55 milionë funte
5) Gjermania - 793.80 milionë funte
4) Itali - 797.40 milionë funte
3) Brazili - 875.16 milionë funte
2) Franca - 931.50 milionë funte
1) Anglia - 1.06 miliardë funte. /Telegrafi/

Top Lajme
kombëtarja e belgjikëskombëtarja e anglisëkombëtarja e skocisëpërfaqësuesja e argjentinëskombëtarja e spanjëskombëtarja e portugalisëpërfaqësuesja e senegalitkombëtarja e kroacisëpërfaqësuesja e kilitpërfaqësuesja e uruguaitkombëtarja e gjermanisëkombëtarja e danimarkëskombëtarja e turqisëkombëtarja e holandëspërfaqësuesja e bregut të fildishtëkombëtarja e italisëkombëtarja e francëspërfaqësuesja e brazilitpërfaqësuesja e norvegjisëkombëtarja e polonisë
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































