LAJMI I FUNDIT:

Top 10 transferet e kësaj vere

Top 10 transferet e kësaj vere

Të mërkurën më 31 gusht është mbyllur afati kalimtar veror i transferimeve të futbollistëve në mbarë botën dhe ashtu si çdo verë, edhe këtë herë kemi një listë prej top 10 transfereve të bëra nëpër klubet evropaine.

Më poshtë do të shihni një listë prej 10 transferve më të mira të kësaj vere, kurse ajo që vlen të përmendet po ashtu janë transferimet e pa realizuara për të cilat nuk është spekuluar shumë.

Wesley Sneijder shfaqi besnikëri ndaj Interit duke mos kaluar te Manchester United, kurse Kaka e harroi klubin e tij të zemrës Milanin, duke i dhënë edhe një vit Real Madridit. Ishin këto dy mega transfere të pritura për këtë verë, por që kurrë nuk u realizuan.


Top 10 transferet e kësaj vere:

10. Manuel Neuer

Nga: Schalke
Te: Bayern Munich
Shuma: 18 milionë euro


9. Juan Mata

Nga: Valencia
Te: Chelsea
Shuma: 26 milionë euro

8. Ashley Young

Nga: Aston Villa
Te: Manchester United
Shuma: 19 milionë euro

7. Maarten Stekelenburg

Nga: Ajaxi
Te: Roma
Shuma: 6.3 milionë euro

6. Radamel Falcao

Nga: Porto
Te: Atletico Madridi
Shuma: 40 milionë euro

5. Arturo Vidal

Nga: Bayer Leverkusen
Te: Juventusi
Shuma: 10.5 milionë euro

Ish-mesfushori i Bayer Leverkusenit ishte lidhur shumë me një kalim te Bayerni i Munichut, duke i premtuar gjigantit se do të transferohet në Allianz Arena. Sidoqoftë, kur parakaloi 28 herë kampioni i Italisë, Vidal ndryshoi mendimin dhe vendosi të kalojë te Juventusi, ku do të jetë ndër opsionet kryesore te Antonio Contes për mesfushën tepër fragjile viteve të kaluara, por tepër të përfocuar këtë verë.

4. Alexis Sanchez

Nga: Udinese
Te: Barcelona

Shuma: 26 milionë euro
Në janar ishte pranë Interit, përsëri gjatë verës u kërkua nga Interi, në garë për të hynë Manchester City, Manchester United dhe e gjithë Evropa, por në fund ai kaloi te Barcelona. Kiliani fantastik është përforcimi ndoshta kryesor i Barcelonës këtë verë, pasi ka shtuar dukshëm kualitetin në fazën ofensive. Sanchez është lojtar që ka teknikë dhe shpejtësi të hatashme, dhe jo rastësisht është krahasuar me Cristiano Ronaldon.

3. Samir Nasri

Nga: Arsenali
Te: Manchester City
Shuma: 25 milionë euro

Një lojtar i shumëkërkuar dikur nga Manchester United, përfundoi në destinacionin ku do të bëhet milioner – Manchester City. Roberto Mancini me këtë transfer ia ka garantuar vetes kredencialet për titull këtë sezon, pasi Naseri po tregon që në fillimet e tij te City se mund të bëjë kërdi. Ai është definitivisht ndër mesfushorët më të mirë në botë. Tifozët e Arsenalit sigurisht se nuk kanë mendime të mira për të.

2. Sergio Aguero

Nga: Atletico Madridi
Te: Manchester City
Shuma: 38 milionë euro

Me paratë e tij Atletico Madridi ka bërë shumë transfere të rëndësishme, por Manchester City e ka tani një sulmues top klasi botëror që di të shënojë, asistojë dhe gjithçka tjetër. Aguero së bashku me Dzekon formojnë dyshen më të rrezikshme këtë sezon në Ligën Premier.

1. Cesc Fabregas

Nga: Arsenali
Te: Barcelona
Shuma: 34 milionë euro

Saga më e gjatë transferuese në historinë e futbollit. Cesc Fabregas u rikthye në vendlindje pas dy viteve plot spekulime dhe negociatash, me Arsenalin që nuk lëshonte dot pe. Tani sigurisht gjithçka ka marrë fund, por se pse Fabrgas u transferua te Barca u tregua në javën e parë si lojtar katalanas ku fitoi tri tituj, kurse te Arsenali si kapiten për gjashtë vite nuk fitoi asgjë. Cesc konsiderohet trashëgimtar i Xavit.

Çfarë mendoni ju vizitorë të nderuar për këtë afat kalimtar veror, cilat ishin top transferet?